“Teknologjia s’mund të manipulohet”, testohen pajisjet e identifikimit, Celibashi: Siguria është 100%

16 Prill 2021 | 16:28

Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i përgjigjet Presidentit Meta dhe hedh poshtë mundësitë për manipulime të pajisjeve teknologjike në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, procedurat e votimit janë të sigurta dhe janë marrë të gjitha masat për funksionimin e pajisjeve që do të përdoren për herë të parë në këto zgjedhje.

“Ka një skenar për ndërhyrje në njësinë 10 te votimi elektronik që do të eksperimentohet dhe do të jetë numërimi i parë në Tiranë”, u shpreh z. Ilir Meta.

Këtij pretendimi të Presidentit Meta për një skenar manipulimi në njësinë 10 në Tiranë gjatë procesit të votimit dhe numërimit elektronik, i është përgjigjur komisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi duke e hedhur poshtë. Gjatë një konference për mediat, ku u testuan pajisjet e identifikimit elektronik, Celibashi garantoi se nuk ekziston asnjë mundësi që të ndërhyhet në pajisje.

 “Procesi është 100% i sigurt në çdo pikëpamje dhe nuk ka asnjë shans që dikush tjetër të manipulojë procesin. Procedurat e votimit janë 100% të sigurta, integriteti dhe rezultati do të reflektojë 100% vullnetin e zgjedhësve. Kjo sa i përket procesit të votimit nëpërmjet pajisjeve elektronike. Edhe në tërësi, në këtë njësi, ashtu si edhe njësitë e tjera zgjedhore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ofron i gjithë procesi përgatitor për mos cenimin e integritetit të votës”, u shpreh Ilirjan Celibashi, komisioner i Zgjedhjeve.

Sakaq, nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku sqaroi se si do të funksionojnë pajisjet e identifikimit elektronik dhe çfarë do të ndodh në rastet kur mund të ketë defekte.

 “Është detyrim kontraktor dhe është e parashikuar nga aktet e miratuara nga KQZ zëvendësimi i pajisjes maksimalisht brenda dy orëve dhe për këtë do të ketë teknikë të terrenit të cilët janë. Të caktuar me një mbulim të caktuar secili”, u shpreh znj. Pelinku.

Identifikimi biometrik i zgjedhësve do të bëhet në të gjithë vendin, ndërsa votimi dhe numërimi elektronik do të testohen vetëm në njësinë nr.10 në kryeqytet në 32 qendra votimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026