“Telenovelë e destinuar të vdesë”, Hitaj flet për batutat virtuale të Ramës e Bashës

24 Mars 2025 | 21:42

Gazetari Arbër Hitaj, foli në Euronews Albania lidhur me atë çfarë shihet më së shumti këto ditë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha duke shkëmbyer video dhe batuta ndaj njëri tjetrit.

Hitaj ka bërë një pasyqrim të gjithë kësaj metode që kanë zgjedhur këto ditë liderët politikë dhe mendon se ata kanë përdorur një rrugë të tillë si diçka që të tërheq vëmendjen e të rinjve, në interes kjo të politikës.

“Në thelb është politikë e reels-ave. Duke bërë video dhe gallata të tilla, njerëzit argëtohen por në thelb është një lloj shmangie që i bëjnë partitë politike dhe liderët për të gjitha problemet që mund të kenë njerëzit. Në thelb është një lojë për të tërhequr vëmendjen e të rinjve. Ky lloj stili me këtë lloj muzike shkon për të rinjtë dhe mendoj që kjo është taktikë e përdorur me qëllim nga Rama për të tërhequr Bashën. Kjo është një gjë e dukshme”, tha gazetari.

Më tej, ai ndan mendimin se kjo formë e tillë nëpërmjet rrjeteve sociale, nuk do të ketë ndikim dhe interes në vazhdim.

“Është shumë sipërfaqsore, është vetëm në fillim nuk do vazhdojë gjatë sepse do ti bjerë intensiteti dhe interesi. Do kthehet në një telenovelë dhe do bëhet bajate. Janë  thjeshtë video për të qeshur, s’të japin asnjë efekt tjetër. Në këtë mes shikohet kurthi i ngritur i Ramës ndaj Bashës, që ky i fundit ra në të”, shtoi Arbër Hitaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të...
22:08 | 29/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026