Broja nga minuta e parë, publikohet formacioni i Kombëtares për sfidën ndaj Andorrës
Të hënën në orën 20:45, Kombëtarja luan sfidën e dytë për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026, ndërsa FSHF ka publikuar formacionin e përzgjedhur nga Sylvinho për këtë takim.
Bie në sy aktivizimi i sulmuesit Armando Broja nga minuta e parë ndërsa trajneri nuk ka ndryshuar prapavijën në krahasim me ndeshjen me Anglinë, por ka bërë një lëvizje në mesfushë, duke larguar Ramadanin për t’i bërë vend debutuesit Juljan Shehu.
Ndërkohë, në sulm nuk është asnjë nga titullarët e ndeshjes me Anglinën, pasi në krahë do të jenë Broja dhe Hoxha, me Manajn në qendër.
Gjithashtu është publikuar dhe formacioni zyrtar me të cilin do të luaj kundërshtari ynë Andorra.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Aliji, Gjimshiti, Ajeti, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Sylvinho
ANDORRA: Alvarez, Borra, Garcia, Babot, Rosas, San Nicolas, Cervos, Jesus Rubio, Rebes, Marc Garcia, Olivera
Trajner: Koldo Alvarez
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës
- 17:43 Metani në Kuvend: Janë trajtuar 1,635 ankesa gjatë vitit 2025, sfidë mbeten vonesat në drejtësi
- 17:13 Lirohen disa nga të arrestuarit në protestën para Kuvendit, mes tyre edhe Dritan Goxhaj
- 17:07 Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 16:32 SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë