Gazetari sportiv i ashpër me trajnerin e Kombëtares, Tufa: Pse e kritikoj Sylvinhon
I ftuar në Max Sport në Euronews Albania, gazetari sportiv Bashkim Tufa kritikoi ashpër trajnerin e Kombëtares, Sylvinho.
Ai tha me ironi se, kundër Anglisë, Shqipëria luajti me një skemë 10-1. Sipas tij, kjo ishte ndeshja më e dobët dhe skandaloze nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, ku shtoi se Shqipëria luajti vetëm 8 minuta futboll në pjesën e parë.
“Nën drejtimin e Sylvinhos, kjo ishte ndeshja e 23, më e dobëta dhe më skandalozja. Që të na mundë Anglia nuk është çudi por nga ata që na thonë përralla se do fitojmë kundër Anglisë. Shqipëria ka luajtur vetëm 8 minuta në pjesën e parë, nuk ka skandal më të madh se kaq. Sylvinho tha se deri në 2-0 qëndruam, mos duhet ti japim ndonje medalje, që nuk hëngrëm më shumë gola – vetëm kjo na ka ngelur”, tha Tufa.
“Të gjithë po thonim, 15 minuta s’po hamë gol, 18 minuta s’po hamë gol, se ishim të fikësuar. Pse e kritikoj Sylvinhon? Sepse ai nuk ka qenë në gjendje t’i bindi futbollistët se Kombëtarja e Shqipërisë është dy herë pjesëmarrëse në Europian, pra kjo Shqipëri renditet nga vendi i 17-të deri në vendin e 36-të. Kemi mundur Çekinë, kemi mundur Poloninë… a do të luanin këto skuadra siç luajtëm ne kundër Anglisë? Ne, me frikë kundër Italisë, me frikë kundër Anglisë… çfarë do të thotë kjo?”, e mbylli fjalën e tij gazetari sportiv Bashkim Tufa.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë