Dueli kualifikues ndaj Andorrës, Sylvinho: S’duhet të gabojmë, janë ekip i vështirë
“Këto janë përgatitjet e fundit të kombëtares shqiptare në prag të ndeshjes së dytë kualifikuese drejt Kupës së Botës. Kuqezinjtë përballen mbrëmjen e së hënës me Andorrën në kryeqytet”.
Gjithçka është gati, ndërsa kombëtarja shqiptare përballet me Andorrën në duelin e radhës kualifikues drejt Kupës së Botës. Grupi ka qenë i plotë në seancën stërvitore, teksa pritet që mbrojtësi Ismajli të mos aktivizohet për shkak të disa shqetësimeve.
Në konferencën për shtyp, trajneri Sylvinho analizoi kundërshtarin.
“Kemi një rrugë ku nuk duhet e nuk mund të gabojmë, një ndeshje shumë e vështirë. I kam parë ndaj Letonisë, një goditje standarte ndërroi ndeshjen. Ne duhet të gjejmë hapësira që nuk janë, nuk është e thjeshtë, të gjejmë hapësirë për të luajtur, shënuar, të gjejmë sa më shumë. Kemi një stërvitje taktike për të gjetur këtë hapësirë”.
Më tej tekniku u ndal te futbollistët kuqezi.
“Kam mundësinë që nga 26 lojtarë që grumbullohen në total të zgjedh 23 dhe më pas të hedh në fushë 11 prej tyre dhe në përgjithësi vë lojtarët që janë më të mirë për të ndihmuar ekipin. Unë do të isha i pari që do i thosha faleminderit një lojtari që nuk është i gatshëm për ekipin iu kam thënë dhe në seancën e fundit me video që nëse duam që të arrijmë diçka, për të shkuar në Botëror duhet të sakrifikojmë shumë”, Sylvio Campos Junior, Trajner i Shqipërisë.
I pranishëm në konferencë ishte dhe kapiteni Gjimshiti i cili nuk i harroi tifozët kuqezi.
“Ka qenë një pyetje për biletat, besoj do merren masat dhe do e kalojmë edhe këtë vështirësi. Jemi falenderues për mbështetjen, janë tifozët më të bukur në botë. Nuk ka tifozë kaq të zhurmshëm nëpër kombëtare. Shpresojmë të na përkrahin”,- Berat Gjimshiti, Futbollist i Shqipërisë.
Shqipëria dhe Andorra përballen me njëra-tjetrën të hënën në 20:45 në Arenën Kombëtare, ndërsa policia ka ndërmarrë disa masa mes tyre dhe bllokimin e disa akseve rrugore, duke nisur nga ora 15 deri në përfundim të ndeshjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe