Shqipëria gati për miqësoren, Sylvinjo e Gjasula: Mund ta përballojmë Euro 2024

3 Qershor 2024 | 12:08

Mbrëmjen e së hënës kombëtarja shqiptare përballet me Lihtenshtejnin në miqësoren e parë të muajit qershor, ku 4 ditë pas saj përballet me Azerbajxhanin. Kuqezinjtë vijojnë stërvitjen në Austri, ku grupi është i plotë, në mungesë të kapitenit Gjimshiti, për shkak të angazhimeve me Atalantën

Të dielën është zhvilluar konferenca për mediat me prani të trajnerit Sylvinjo dhe mesfushorit Gjasula, ku kanë analizuar atmosferën si dhe garën që na pret në Euro 2024.

“Këtu në qendrën stërvitore është një atmosferë shumë e mirë. Donim që grumbullimin ta nisnim në Tiranë për të ndjerë atmosferën dhe emocionin që kanë njerëzit. E kemi ndjerë publikun shumë afër nesh. Kemi ardhur në Austir për të punuar dhe të përgatitemi sa më mirë për Europianin”, deklaroi Sylvinjo.

Më tej braziliani shtoi se lojtarët mund ta përballojnë këtë ngarkesë fiziko-psikologjike.

“Sa i përket formës fizike mendoj që lojtarët janë në gjendje të mirë dhe mund ta përballojnë Europianin. Duhet të përgatisim lojtarët sa më mirë që të japin kontributin e tyre për ekipin. E rëndësishme është që në momentin që aktivizohen të japin maksimumin në fushën e lojës”, tha trajneri i kombëtares.

Ndeshjen ndaj Lihtenshtejn, Gjasula e cilëson si test ku lojtarët do të njohin më mirë njëri-tjetrin në fushë.

“Kemi disa muaj që nuk kemi luajtur bashkë, ndeshja nesër do na ndihmojë të gjejmë njëri-tjetrin. Ndoshta nuk është kombëtare shumë e fortë por do provojmë të nxjerrim atë se çfarë kemi bërë në stërvitje, ky është objektivi”, tha Gjasula.

Shqipëria dhe Lihtenshtejni janë përballur 3 herë me njëra-tjetrën, ku ndeshjet janë fituar nga kuqezinjtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një shtetase amerikane, e cila mbahej e burgosur në Iran që prej dhjetorit 2024, është liruar. Përmes një...
10:46 | 16/07/2026

Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)

Marina Amerikane ka nisur një hetim pasi dy avionë luftarakë të ekipit të demonstrimeve ajrore Blue Angels fluturuan në lartësi shumë të ulët mbi plazhin...
10:41 | 16/07/2026