Anglia mposht 2-0 Shqipërinë në “Wembley”, historia përsëritet për “Tre Luanët”

21 Mars 2025 | 20:55

Anglia fitoi 2-0 me Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 në takimin i cili u luajt në mitikun “Wembley”

Shqipëria e nis me humbje fushatën eliminatore për Botërorin 2026 ku konfirmoi edhe një herë vështirësitë përballë “Tre Luanëve”, pasi kjo është humbja e shtatë në historinë e përballjeve mes dy skuadrave, në po kaq ndeshje të zhvilluara.

Golat për vendasit u shënuan nga Lewis-Skelly në minutën e 19-të dhe Harry Kane në minutën e 77-të, duke mbyllur takimin me një fitoren të sigurt për Anglinë.

Kombëtarja shqiptare do të përpiqet të rikuperohet dhe të gjejë pikët e para në ndeshjet e ardhshme të eliminatoreve për Botërorin.

Në këtë takim, gjykoi spanjolli Alejandro Hernández, i cili u asistua nga bashkëkombësit e tij José Naranjo, Diego Sánchez Rojo dhe Alejandro Muñiz Ruiz. Ndërkohë, në VAR janë César Soto Grado dhe Valentín Gómez.

Formacionet zyrtare:

Anglia: Pickford, Walker, Rice, Konsa, Burn, Lewis-Skelly, Jones, Bellingham, Foden, Kane, Rashford
Trajner: Thomas Tuchel

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Asllani, Asani, Ramadani, Bajrami, Laçi, Uzuni
Trajner: Silvinho

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor

OKB-ja mirëpriti këtë të hënë nisjen e operacioneve pilot të zonave në fshatrat libaneze Froun, Srifa dhe Zawtar Al-Gharbiya në kuadër të një kuadri trepalësh...
19:03 | 20/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026