Teleskopi më i madh në botë nxjerr pamjen më të detajuar të diellit

30 Janar 2020 | 18:58

Astronomët kanë përdorur teleskopin diellor më të madh në botë për të nxjerrë pamje të reja ku shfaqet sipërfaqja e diellit “në një mënyrë aq të detajuar sa nuk është parë ndonjëherë”.

Në imazhet e para të shkrepura nga Teleskopi Daniel K. Inouye duket një strukturë “plazme në gjendje vlimi e cila mbulon gjithë sipërfaqen e diellit”.  

“Struktura, e cila i përngjan qelizave një madhësi secila sa shteti i Teksasit, janë treguese të lëvizjeve të dhunshme teksa transportojnë nxehtësinë nga brendësia e diellit në sipërfaqen e tij,” tha në një deklaratë Fondacioni Kombëtar I Shkencave të SHBA (NSF).

Shkencëtarët shpresojnë që Teleskopi Daniel K. Inouye, që ndodhet në Hawai, do të mund t’i ndihmojë të mbikëqyrin fushën magnetike të diellit e cila mund të ndikojë në udhëtimet ajrore, komunikimet e sateliteve dhe rrjetet energjetike.

“Në tokë, ne mund të parashikojmë nëse do të bjerë shi në pothuajse gjithë botën në mënyrë shumë të përpiktë, por ende nuk e kemi arritur këtë me klimën në hapësirë,” thotë Matt Matt Mountain, presidenti i Shoqatës së Universiteteve për Hulumtime në Astronomi, e cila menaxhon dhe Teleskopin Diellor Inouye.

“Parashikimet tonë janë rreth 50 vjet mbrapa në krahasim me ato tokësoret, për të mos thënë më shumë. Ajo çfarë na duhet të kuptojmë janë bazat e fizikës për sa i përket klimës në hapësirë, dhe kjo nis me diellin, e cila është edhe ajo se çfarë Teleskopi Diellor Inouye do të studiojë në dekadat e ardhshme,” shtoi ai.

Të kuptuarit më mirë i fushës magnetike të diellit, drejtimi dhe fuqia e tij do t’i jepte mundësinë qeverive të përparonin edhe më tej në hapësirë, sigurimin e rrjeteve të energjisë, infrastrukturave të rëndësishme dhe vendosjes së satelitëve në pozicione e sigurta.

“Gjatë uraganit Irma në 2017-n, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike raportoi se për shkak të një dukurie të njëkohshme të motit në hapësirë, për tetë orë ranë komunikimet me radio të cilat përdoren nga forcat e përgjigjes së parë të emergjencave, aviacionit dhe kanalet detare” shpjegoi Fondacioni Kombëtar i Shkencave të SHBA.   

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026