Temperatura rekord në Britani, katër adoleshentë humbin jetën nga mbytja

27 Maj 2026 | 09:03

Një rekord i ri për ditën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në maj u thye në Mbretërinë e Bashkuar me temperatura që arritën në 35 gradë Celsius në Londër, dita e katërt e një vale të pazakontë të nxehti.

Katër adoleshentë janë mbytur në vend që nga e diela, u njoftua nga autoritetet kompetente. Këto vdekje nga mbytja ndodhën në ujëra në pjesë të ndryshme të vendit, me një të ri të zhdukur në zonën e Sheffieldit, një tjetër pranë Mançesterit, një të tretë në Linkoln dhe një adoleshent pranë Birminghamit.

Përveç kësaj, një burrë 60-vjeçar u mbyt ndërsa përpiqej të ndihmonte njerëz të tjerë që ishin në rrezik ndërsa laheshin në një plazh në Cornwall.

Rekordi i ri i temperaturës së lartë i regjistruar të martë theu atë të të hënës ku temperaturat ishtin 34.8 gradë Celsius. Nga Anglia në Itali, një pjesë e Evropës po përballet aktualisht me një valë të re vape të paparë për muajin maj.

Temperaturat pritet të mbeten të larta gjatë gjithë javës, me një rënie të dukshme që pritet nga e diela, sipas parashikimeve të ekspertëve.

Sa i përket temperaturave gjatë natës, nata nga e hëna deri të martën ishte gjithashtu më e ngrohta e regjistruar ndonjëherë në maj. Temperatura nuk ra nën 20°C në disa pjesë të vendit. I nxehti gjithashtu po shkakton probleme edhe në rrjetin hekurudhor britanik, pasi operatori Network Rail vendosi kufizime në shpejtësinë e trenave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026