Temperatura rekord në Siberi, termometri shënon – 58 gradë Celsius
Moti arktik përfshiu pjesë të Rusisë të martën, me temperaturat në shkretëtirën e Siberisë duke rënë në minus 58 gradë Celsius.
Yakutsk, një nga qytetet më të ftohta në botë që ndodhet rreth 5000 kilometra në lindje të Moskës, ishte i mbuluar nga retë e akullta dhe mjegulla, treguan pamjet me dron.
“Unë erdha këtu në Yakutsk posaçërisht për të përjetuar atë lloj moti – kështu që unë jam me fat sepse zakonisht këto temperatura nuk janw tw zakonshme në dhjetor”, tha Danila, mjekra, kapela dhe shalli i të cilit ishin ngrirë, sipas Reuters.
“Unë në fakt nuk jam aq i ftohtë sepse jam përgatitur siç duhet. Nëse nuk do të kisha marrë rrobat e duhura, do të kisha ngrirë brenda pak minutash”, shtoi ai.
Temperaturat në pjesë të Republikës Sakha, një rajon i gjerë pak më i vogël se India që ndodhet në Siberinë verilindore, ranë nën minus 55 gjatë natës.
Në Ojmyakon, një vendbanim në Saha, të martën temperatura ishte minus 58 gradë. Sinoptikanët thanë se do të ndjehej si minus 63 gradë duke pasur parasysh lagështinë dhe erën.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë