Tenderi 2.8 mln €, SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun socialist

15 Dhjetor 2023 | 11:00

SPAK ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebahskiakun e Bulqizës Lefter Alla, ku me gjykim të shkurtuar  i konvertohet në 2 vite e 4 muaj. Gjithashtu mësohet se ndaj Allës kërkohet një dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Sakaq për ish-nënkryetaren e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi, SPAK kërkoi 3 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite heqje lirie, si dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i akuzon ish-drejtuesit kryesorë të Bashkisë së Bulqizës, përfshirë ish- kryetarin socialist Lefter Alla, për një aferë kurruptive në një tender me vlerë afro 2.8 milionë euro, që synonte të rinovonte rrjetin e kanalizimeve në lagjen më të vjetër të qytetit.

Pretenca e dhënë për personat e tjerë të hetuar:

  • Rubin Kola  2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtroje asnjë funksion publik.
  • Kujtim Zogu 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtroje asnjë funksion publik.
  • Arsen Gjoka 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtroje asnjë funksion publik.
  • Erjon Isaku 4 vite burg me gjykim te shkurtur 2 vite e 8 muaj dhe 5 vite jashtë funksioneve publike.
  • Leonard Daci 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos të ushtroje asnjë funksion publik.
  • Rasim Daci 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj  dhe 3 vite te mos ushtrojë detyrën e administratorit të personit juridik.

Akuzat e ngritura nga SPAK
1 – Lefter Alla
, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

2. Enkeleda Lleshi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

3.Rubin Kola, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

4. Arsen Gjoka, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

5. Kujtim Zogu, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

6. Erion Isaku, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

7. Leonard Daçi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

8. Denis Xholi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

9. Rasim Daci, akuzuar per veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te perpiloje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personit qe ushtron funksione publike” parashikuar nga neni 244/2 i K.Penal.

10. Aqif Konesha,  akuzuar per vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

11. Ana Nishku, akuzuar per vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K.Penal.

12. Dali Gazidedja, akuzuar se ka kryer vepren penale “Falsifikim i dokumenteve”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, kryer ne bashkepunim e me shume se njehere, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i K. Penal.

13.Kastriot Ibrahimaj, akuzuar per vepren penale “Falsifikimi ivulave, stampave ose formularve”, parashikuar nga neni 190/1 iKodit Penal.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026