Tenderi 741 mln lekë në Bashkinë e Vaut të Dejës, Boçi: Asnjë përgjigje nga SPAK
Partia Demokratike ka vijuar me akuzat ndaj Bashkisë së Vaut të Dejës.
Nënkryetari i kësaj force politike, Luçiano Boçi u shpreh në një deklaratë për mediat nga selia blu, se kjo bashki ka alokuar 741 mln lekë për një kompani private për të pastruar territorin.
Sipas Boçit, më parë bashkia e bënte pastrimin me 100 mln lekë, ndërsa kontrata është për vlerën e mbi 200 mln lekëve.
Ai shtoi se në lidhje me këto akuza, nuk ka pasur reagim nga SPAK.
“741 milion lekë i ka alokuar Bashkia e Vaut të Dejës një firme private për të pastruar territorin me një kontratë 3 vjeçare. Komuniteti lokal ka protestuar më 21 maj 2021 para se të firmosej kontrata, por qëndrimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhër.
Bëhet fjalë për kontratë “shërbime pastrimi”, e cila kryhej nga Bashkia pararendëse me rreth 100 milion lekë në vit, pra me gjysmën e shumës që ka faturuar kryebashkiaku socialist, Mark Babani. Nuk është vetëm shuma e akorduar, por edhe mjaft detaje të tjera ku fshihet djalli i korrupsionit”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta