Tenderi për pajisjet anti-COVID, Pampuri: Iu dha kompanisë që ofroi çmimin më të lartë, po grabiten qytetarët
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka denoncuar sot publikisht një tender ku Ministria e Shëndetësisë ka shpallur fituese kompaninë me vlerën më të lartë. Sipas Pampurit për blerjen e paisjeve mbrojtëse për mjeket, qeveria do të harxhojë 3 milionë euro, duke skualifikuar ofertat e tjera që ofronin të njëjtin shërbim me 1 milion euro.
Në një lidhje ‘live’ me Euronews Albania ish-deputetja tha se ky denincim është bërë nga PD prej tri ditësh dhe ende nuk ka një përgjigje as nga Ministria e Shëndetësisë, as nga Zyra e Prokurimit Publik dhe as nga kryeministri Rama.
E pyetur lidhur me emrin e kompanisë në fjalë që sipas PD ka fituar padrejtësisht një tender në një kohë që ofronte çmimin më të lartë për të njëjtin produkt, znj. Pampuri tha se PD nuk e ka këtë informacion. I rëndësishëm për t’u denoncuar sipas saj është fenomeni i shkeljes së ligjit në tenderë që më tej rëndojnë në xhepat e qytetarëve.
“Ne këtë informacion kemi dhe këtë kemi denoncuar. Kjo është shumë e rëndësishme dhe qytetarëve nuk u intereson emri, por pse një kompani që ofron më shumë fiton tenderin kur në kohë pandemie nuk duhen bërë shpenzime luksi.
Janë blerë disa pajisje mbrojtëse anti-COVID, mes të cilave edhe maska. PD ka denoncuar faktin se me kaq para mund të bliheshin shumë më tepër pajisje të tjera mbrojtëse”, tha ish-deputetja.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta