“Mziu shtyu Ekonomin”- Përplasjet në Kuvend, çfarë ndodhi jashtë kamerave

9 Tetor 2024 | 14:32

Përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës vijuan edhe pas mbledhjes të Komisionin të Sterilizimit.

Në një video të siguruar nga ambientet e brendshme të Kuvendit, shihet një tjetër përplasje mes ligjvënësve, ku deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka shtyrë kolegen socialiste Milva Ekonomi.

 

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi, ngjarje të cilën e ka cilësuar si cënim fizik ndaj koleges së tij dhe një akt të papranueshëm.

“Pas përpjekjeve të dhunshme të PD për të penguar punimet e seancës plenare dhe sulmet me molotov ndaj institucioneve, sot është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa. Opozita po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend. Dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme.

I bëjmë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut. Dhuna dhe përpjekjet për të bllokuar punën e Kuvendit nuk i shërbejnë as qytetarëve, as demokracisë.” -shkruan Peleshi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026