Tensione në Itali, Salvini kundër Von der Leyen: Të dielën votojmë ne, jo Brukseli
Kur e ndajnë më pak se dy ditë nga zgjedhjet, Italia është përfshirë nga një tensionim i situatës politike. Shkak është bërë një deklaratë e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që ka paralajmëruar se Brukseli ka instrumente për të vepruar në rast se Italia zgjedh të shkojë kundër rrymës së Bashkimit Evropian.
“Do të shohim cili do të jetë rezultati i votimeve në Itali. Nëse gjërat do të marrin një drejtim të vështirë, atëherë do të përdorim instrumentet që kemi në dispozicion, si në rastin e Polonisë dhe Hungarisë”, ka deklaruar Von der Leyen.
Presidentja ka theksuar se, Unioni nuk është një grup ku një vend mund të bëjë pjesë dhe të thotë vetëm “dua këtë apo atë”.
“Në BE e kupton se e ardhmja jote varet edhe nga 26 vendet e tjera anëtare”, ka thënë Von der Leyen.
Megjithatë, ajo ka shtuar se Brukseli do të punojë me cilëndo qeveri demokratike që është e gatshme të bashkëpunojë.
Por deklarata nuk është mirëpritur nga lideri i Ligës së Veriut, Matteo Salvini, i cili e ka quajtur deklaratën një “kërcënim të ulët dhe arrogant”.
“Të dielën votojnë italianët, jo burokratët e Brukselit. Po të isha unë president i Komisionit Evropian do të shqetësohesha për faturat që duhet të paguajnë qytetarët”, ka thënë Salvini.
Salvini bën pjesë në koalicionin e djathtë, të përbërë edhe nga Forza Italia e Silvio Berlusconit dhe Vëllezërit e Italisë të Giorgia Melonit.
Si Salvini edhe Meloni njihen për marrëdhëniet e afërta me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe aprovojnë politikat radikale të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë