Tensione në Kuvend, Ralf Gjoni dhe Halit Valteri ‘përplasen’ për listat e hapura
Seanca e sotme plenare shënoi edhe incidentin e parë ndërmjet deputetëve, që për pak sa nuk kaloi në konflikt fizik.
U desh ndërhyrja e deputetëve të tjerë për të ndaluar tensionet ndërmjet ligjvënësve që si shkak kishin nismën për ndryshimin e Kushtetutës.
“Po luan Taulant Balla në emër të grupit të PS që nxit ndryshime kushtetuese me emra deputetësh që nuk kanë folur një herë në jetën e tyre për listat e hapura dhe për ndryshimin e sistemit duke propozuar prag 5%”.
Kjo ishte deklarata e Ralf Gjonit që shkaktoi indinjatën dhe sa për pak nuk degjeneroi në konflikt fizik brenda vetë deputetëve të opozitës.
Kur ka kaluar më shumë se një vit nga plotësimi i karrigeve të lëna bosh nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, në sallën e Kuvendit janë rikthyer sharjet dhe përplasjet fizike.
Në pamjet e marra nga regjia qendrore e Parlamentit, konflikti fizik ndërmjet dy deputetëve, Ralf Gjoni dhe Halit Valteri ishte gati të kalonte në përplasje fizike, gjë e cila u parandalua nga ndërhyja e kryetarëve të grupeve parlamentare opozitare, Nimet Musai dhe Myslym Murrzi.
Për propozimin e bërë nga 28 deputetë për ndryshimin e Kushtetutës reagoi edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili theksoi se në 30 qershor do të bëhet mbledhja e parë e Këshillit të Legjislacionit së bashku me Komisionin e Ligjeve dhe do të vijoi gjatë gjithë muajt korrik, duke paralajmëruar një verë të nxehtë negociatash dhe akuzash politike.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta