Tensionet Greqi-Turqi, Erdogan: Nuk ka bisedime të nivelit të lartë me Athinën
Turqia nuk do të zhvillojë më bisedime të nivelit të lartë me Greqinë, lajmi u bë me dije nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Ankaraja rifilloi negociatat me Athinën vitin e kaluar pas një ndërprerjeje pesëvjeçare për të adresuar mosmarrëveshjet mbi një sërë çështjesh si kërkimi i mineraleve në Mesdheun lindor dhe pretendimet në detin Egje.
Javën e kaluar Erdogan u shpreh se Mitsotakis “nuk ekziston më” për të, dhe akuzoi liderin grek se po përpiqej të bllokonte blerjen e avionëve luftarakë F-16 nga Turqia.
Duke marrë mbështetjen e deputetëve me duartrokitje Erdogan i dërgoi këtë mesazh Athinës.
“Nuk nxorët asnjë mësim nga historia? Ku ishit në të shkuarën, ku jeni tani? Më pas nisni të qaheni e të ankoheni. Mos u përpiqni të kërceni me Turqinë do të lodheni e do të mbeteni në rrugë”, u shpreh Erdogan.
Greqia do t’i përgjigjet gjithmonë me qetësi ngritjes së retorikës dhe veprimeve provokuese të Turqisë, duke mos lënë asgjë pa përgjigje dhe duke mbrojtur interesat kombëtare të vendit, tha në një konferencë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke.
Ndaj shtimit të tensioneve reagoi edhe Berlini, ku zëdhënësi qeverisë federale u shpreh se refuzimi për të biseduar me aleatët brenda NATO-s ishte “kundërproduktive dhe në kundërshtim me frymën e Aleancës”.
LEXONI GJITHASHTU:
Energjia diellore i kursen 12.8 miliardë euro për Evropën mes krizës së naftës dhe gazit
Vizita në Spanjë, Vatikani: Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik
Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen
- 12:23 Bedri Hamza voton me familjen: Dilni në votime, sot vendosim për katër vitet e ardhshme
- 12:14 Tre tërmete të forta tronditin Athinën, sa ishin magnitudat
- 12:10 Ishte denoncuar i humbur, gjendet i pajetë në lumin Mat ish-efektivi i Gardës, Flamur Kolmarku
- 12:09 Zgjedhjet në Kosovë, Haxhiu voton: Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e fortë është demokracia jonë
- 11:56 Vrasja e Klevis Lleshit, GJKKO lë në burg të ekstraduarin nga Italia, Sajmir Kolaverin
- 11:49 Aksidenti fatal ku humbi jetën futbollisti Fatjon Bunjaku, Policia zbardh detajet dhe shkakun e ngjarjes