Tensionet Iran-Izrael, çmimet e naftës dhe arit rriten teksa aksionet ‘rrëshkasin’
Çmimet globale të naftës dhe arit janë rritur dhe aksionet kanë rënë pasi zyrtarët amerikanë thanë se një raketë izraelite kishte goditur Iranin.
Sipas mediave të huaja, në tregtinë aziatike të premten në mëngjes, nafta e papërpunuar Brent u rrit me më shumë se 3% në rreth 90 dollarë për fuçi, ndërsa ari po tregtohej afër një rekordi të ri mbi 2,400 dollarë për ons.
Indekset standarde të aksioneve në Japoni, Hong Kong dhe Korenë e Jugut gjithashtu ranë pas raportimeve.
Investitorët kanë monitoruar nga afër reagimin e Izraelit ndaj sulmit me dron dhe raketa të Iranit fundjavën e kaluar.
Kujtojmë se Irani sulmoi për herë të parë territorin izraelit me rreth 300 raketa e dronë, ku shumica e të cilave u rrëzuan nga sistemet mbrojtëse vendase dhe të aleatëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë