Tensionet mes protestuesve dhe policisë, reagon Lapaj nga spitali: Do kthehem sërish në shesh

5 Janar 2026 | 08:12

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar në mesnatë ku mbeti i lënduar. Lapaj thekson se policia në mesnatë tentoi t’i largonte nga vendi ku po zhvillojnë protesta.

Ai shton se një nga ngrohëset e vendosura e ka goditur dhe momentalisht ndodhet në spitalin e Traumës. Lapaj thekson se do të rikthehet sërish në shesh ndërsa bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen në protesta.

“Edi Rama të bëj përgjegjës ty! Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur.

Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur.  Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh.

Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi.  I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve”, shkruan Lapaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026