Tensionet në Kosovë, Berisha: Rama heshti, u rreshtua me Putin dhe Vuçiç

1 Gusht 2022 | 19:02

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është rreshtuar në krah të presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç pasi heshti në lidhje me tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se gjatë konferencës së sotme për shtypo, Rama e paraqiti çështjen si jo të nxitur nga Moska dhe Beogradi, por si refuzim i marrëveshjes së serbëve lokalë për arsyet e tyre.

Sipas Berishës, deklaratat e Ramës inkurajojnë konfliktin në Kosovë dhe justufikojnë VuÖiç për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Më 31 korrik, serbët në Kosovë vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, për shkak të vendimit të qeverisë për targat dhe dokumentet serbe.

Qeveria e Kosovës tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.

Të gjitha bllokadat në veri u hoqën pasditen e sotme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për gazetarët jashtë Kuvendit, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ardhur në seancën plenare vetëm për të...
16:57 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura

Me foltoren e Kuvendit të bllokuar nga deputetët e opozitës dhe me zhurma të krijuara nga goditjet e tavolinave, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi...
15:41 | 23/07/2026