Tensionet në Lindjen e Mesme, ministri Hoxha: Rreth 3 mijë shqiptarë ndodhen në rajon, 17 të evakuuar

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
13 Mars 2026 | 11:48

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka folur në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme për situatën në rajon. Në fjalën e tij, ai thekson se në Lindjen e Mesme jetojnë 2962 shtetas shqiptarë.

Ai u shpreh se ministria i ka kontaktuar të gjithë individualisht dhe se 138 prej tyre kanë shprehur interes për t’u larguar.

Më tej, Hoxha shton se 45 prej tyre janë larguar individualisht me zgjidhje të ndryshme, ndërsa 17 të tjerë kanë mundur t’i largojnë me ndihmën e partnerëve të huaj. Ministri vë në dukje se vështirësinë më të madhe e kanë pasur në Iran, për shkak se nuk janë të pranishëm atje.

“Më lejoni të bëj një përmbledhje statistikore mbi numrin e shtetasve tanë në rajon

Rezidentë: 2.962 shtetas shqiptarë në rajon në fillim të konfliktit:

Me qëndrim të përkohshëm: 543 shtetas; këta janë udhëtarë.

Të kontaktuar nga ambasadat individualisht, një për një, emër për emër: 2511 shtetas (85%).

Të interesuar për t’u larguar nga zona e konfliktit: 138 shtetas.

Të asistuar/udhëzuar për t’u larguar në forma të ndryshme: 703 shtetas.

Të larguar individualisht: 24 shtetas.

Të planifikuar për t’u larguar individualisht sipas kanaleve/mënyrave të sigurta të transportit: 45 shtetas.

Qytetarët që janë evakuuar me asistencën e shteteve të treta: 17 shtetas. Është praktikë që kur një shtet që ka mundësi më shumë, organizon lëvizjen e shtetasve të vetë dhe kur ka vende të lira ndihmon edhe shtetas të vendeve të tjera. Janë bërë në këtë formë.

Vështirësia më e madhe ka qenë në Iran që ka pasur shqiptarë, por nuk jemi të pranishëm atje, dhe na është dashur të gjejmë modalitetet më të mira”, tha Ferit Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi

Një kamion i ngarkuar me inerte është përmbysur këtë të mërkurë në aksin rrugor Elbasan–Peqin, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Paraprakisht dyshohet se...
16:34 | 08/07/2026

Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi zbuloi një lokal të përshtatur për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe përdorimin e lëndëve...
15:53 | 08/07/2026

Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për...
11:18 | 08/07/2026