Tensionet në Lindjen e Mesme| Netanyahu kërkon rritjen e sigurisë për djalin në SHBA

28 Gusht 2024 | 17:05

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kohët e fundit ka kwrkuar siguri të shtuar për djalin e tij në SHBA për shkak të shqetësimeve mbi hakmarrjen nga Irani pas vrasjes muajin e kaluar të shefit politik të Hamasit Ismail Haniyeh.

Yair Netanyahu, 33 vjeç, ka jetuar në Miami, Florida që nga prilli 2023 nën mbrojtjen e shërbimit të sigurisë së brendshme të Izraelit Shin Bet.

Kostoja e sigurisë pwr tw është afërsisht 680,000 dollarë në vit, sipas uebsajtit izraelit të lajmeve Walla.

Netanyahu kohët e fundit kërkoi që të forcohen masat e sigurisë për Yair nga frika se përgjigja e Iranit dhe ajo e përfaqësuesve të tij ndaj vrasjes së Haniyeh mund të jetë shënjestrimi i figurave dhe aseteve izraelite jashtë vendit, vuri në dukje uebfaqja.

Walla citoi burime të paidentifikuara pranë Netanyahut, të cilët thanë se drejtori i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Yossi Shelley, kohët e fundit iu drejtua Komitetit Këshillimor për Sigurinë Personale të Shin Bet për të kërkuar një rishikim të nivelit të sigurisë rreth Yair.

Burimet shtuan se komiteti këshillimor ka kërkuar materiale inteligjente për të justifikuar rritjen e sigurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e 55-të të saj, ndërsa tubimi i sotëm përkon me mbledhjen e...
20:06 | 24/07/2026

Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku tashmë 3 persona kanë humbur jetën. Pas...
19:36 | 24/07/2026

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026