Tensionet në Shkodër, Balla e Beqaj “gjejnë” përgjegjësit: Harrojeni që mund të digjni PS-në
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla si dhe koordinatori politik për qarkun Shkodër Ilir Beqaj kanë udhëtuar drejt qarkut të veriut, ndërsa dënuan me forcë aktet e dhunës teksa një grup të rinjsh sulmuan dhe dogjën selinë e Partisë Socialiste.
Koordinatori i qarkut të PS, Ilir Beqaj duke dënuar aktet e sotme, u shpreh para mediave se Shkodra nuk është qyteti që i përket demokratëve apo socialistëve, por tha se ajo është e të gjithë shqiptarëve.
Ai u shpreh se ka përpjekje të shëmtuara për të përdorur fëmijët si kamikazë, me qëllim për të dhunuar institucionet dhe shkatërruar pronën e përbashkët.
“Shkodranët dhe shqiptarët janë të mençur për të kuptuar se një polic nuk është Policia e Shtetit. Ka përpjekje të shëmtuara për të përdorur fëmijët si kamikazë. Më vjen keq pse u zgjodh Shkodra për këtë provokim. Shkodra nuk është vetëm e demokratëve dhe e socialistëve, por edhe mbarë shqiptarëve. Në Shkodër nuk ka ndodhur kurrë më parë ajo që ndodhi sot. Ne do të vazhdojmë që të qëndrojmë me vendosmëri”, tha ai.
Ndryshe nga Beqaj, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla foli me emra duke thënë se protesta është iniciuar nga kryetarja e bashkisë Shkodër në bashkëpunim me PD dhe LSI.
“Nga selia e PS-së Shkodër, i bëj thirrje popullit të nderuar të Shkodrës, aktet e ndodhura është një grabitje e një proteste qytetare nga politikanët e së keqes. Monika Kryemadhi të heqë dorë nga pagesat e minorenëve dhe prindërve i bëj thirrje që të mbajnë në kontroll fëmijët. Nuk pasurohesh me 50 mijë lekëshat e Monikës. Mesa pashë unë Voltana Ademi ishte në krye të protestës. Kjo protestë është iniciuar nga PD-LSI Shkodër dhe Voltana Ademi. Përgjegjësitë u shkojnë atyre. Si ka mundësi që zjarrfikësit që drejtohen nga bashkia nuk vijnë deri sa u dogjën të gjitha. Harrojeni që mund të digjni PS-në për skenarë që Shkodra i njeh mirë”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Tensionet në vend, ambasadorja Yuri Kim përsërit thirrjet për vetëpërmbajtje
Tensionet në vend, PD: Dhuna dhe arroganca 7-vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e revoltës
Tensionohet situata në Shkodër, sulmohet selia e PS-së, ndërhyn FNSH
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta