Tensionet në vend, PD: Dhuna dhe arroganca 7-vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e revoltës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur me shpejtësi reagimit të kryeministrit Rama në lidhje me sulmin ndaj opozitës për tensionet e regjistruara sot në Shkodër. Ai thotë se keqqeverisja dhe dhuna sistematike në këto shtatë vite kanë çuar në revoltën e të rinjve shqiptarë.
Për sekretarin e selisë blu, Partia Socialiste ka dështuar me qeverisjen e drejtë të vendit, dhe si rrjedhojë ky bilanc negativ shton ai ka shtuar zemërimin e qytetarëve.
“Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij. Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7 -vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve”, shkruan Bardhi.
Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7 vjecare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve.
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) December 12, 2020
Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën dhe presidentin e vendit, ndërsa thotë se ato qëndrojnë pas veprimeve të dhunshme.
Protestat e qytetarëve nisën si revoltë për vrasjen e të riut Klodian Rasha, kurse Polica në përpjekje për të zmbrapsur turmën përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Gjatë protestave ka pasur të lënduar si nga qytetarët ashtu edhe në radhët e Policisë së Shtetit.
Lexoni gjithashtu:
Tensionohet situata në Shkodër, sulmohet selia e PS-së, ndërhyn FNSH
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta