Tensionet për ambientet, kreu i FRD për Euronews Albania: Sulm politik, nuk do ta lirojmë zyrën
Kryetari partisë Fryma e Re Demokratike, Sali Shehu ka folur mbi përplasjen e sotme me policinë bashkiake, e cila u kërkonte të linin godinën me arsyetimin se ambientet janë pronë e bashkisë dhe se do t’u nënshtroheshin rikonstruksionit.
I ndodhur në zyrë dhe pa dritë elektrike, z. Shehu duke folur për Euronews Albania aktin e sotëm të Policisë Bashkiake e konsideroi si ngjarjen më të rëndë në 30 vitet e fundit në Shqipëri.
“Jam akoma në zyrë, janë në errësirë dhe jemi të mbledhur me qirinj si në kohën e luftës,. Jemi në fushatë dhe jam në zyrë. Jemi pa drita. Ti heqësh dritat një partie politike në fushatë është ngjarja më e rëndë që mund t’i ketë ndodhur në këto 30 vite. Unë siguroj urdhërdhënësit se 26 prilli do jetë dimri i vetmisë së madhe. Vetëm mjediset e FRD nuk kanë drita”, tha ai.
Kreu i Frymës së Re Demokratike tha se sipas ligjit u takon të kenë një zyrë pasi në zgjedhjet e fundit kanë marrë përqindjen e nevojshme të votave në shkallë kombëtare.
“Prona që disponon bashkia dhe partitë politika janë prona publike. Ligji na jep të drejtë si parti politike që të sistemohemi në godinë si gjithë partitë e tjera. Ligji për partitë politike na jep të dejtë ta mbajmë këtë seli për sa kohë jemi pari, që kemi në shkallë vendi më shumë se 1% të votave dhe çdo urdhër tjetër për ta nxjerrë nga këtu FRD është i paligjshëm”, tha ai.
Ai thotë se urdhri i Bashkisë së Tiranës për të liruar zyrën ka ardhur katër ditë pasi FRD-ja kishte nënshkruar marrëveshjen për koalicion me Aleancën për Ndryshim.
Gjithashtu, z. Shehu shtoi se pavarësisht veprimeve të sotme, FRD-ja nuk do ta lëshojë zyrën dhe për këtë do të ndjekë të gjitha hapat ligjorë që parasheh Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta e vendit.
“Sulm politik e konsideroj se dokumenti paçavure i ardhur nga bashkia për të liruar zyrat me demek për sistemim dhe rregullim është bërë tre ose katër ditë pasi kemi lidhur marrëveshjen me koalicionin me Aleanca për Ndryshim dhe kjo nuk do shumë mend për ta kuptuar. Asnjë pretendim i kryetarit të bashkisë se ne jemi në kundërshtim me ligjin nuk qëndron, sepse ne jemi në të drejtën tonë ligjore dhe kushtetuese. Kjo është selia jonë dhe ne nuk do ta dorëzojmë. Të jeni të sigurt, ndërkohë do ndjekim të gjitha hapat ligjorë që parashikon Kodi dhe Kushtetuta”, shtoi ai.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta