Tensionet SHBA-Turqi| Biden: Të mos përsëritet më. Çavusoglu: Deklaratë sharlatanësh

24 Prill 2023 | 15:18

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, të cënuara nga sanksionet e vazhdueshme amerikane përballë politikave të presidentit Erdogan, vështirë se do të mund të riparohen.

Të hënën, Uashingtoni dhe Ankaraja u përplasën sërish, këtë herë lidhur me përkujtimin e gjenocidit armen, të cilin pala turke e mohon.

Ishte presidenti Joe Biden që përmes një deklarate kujtoi armenët e rënë gjatë gjenocidit dhe u zotua që të mos lejojë përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

“Shumë nga armenët e mbijetuar u detyruan të nisnin një jetë të re në toka të reja, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ata treguan historitë e tyre dhe ato të paraardhësve për të mbajtur mend dhe për t’u siguruar që gjenocide si ai i 108 viteve më parë të mos përsëriten më”, deklaroi Biden.

Nuk mungoi reagimi i Ankarasë zyrtare, që përmes ministrit të Jashtëm, Mevlut Çavusoglu i cilësoi deklaratat e presidentit amerikan një “tentativë të politikanëve sharlatanë për të ndryshuar historinë”.

“Deklaratat e motivuara politikisht nuk mund të ndryshojnë faktet. Askush nuk duhet të guxojë të na japë leksione mbi historinë tonë”, deklaroi Çavusoglu.

Rreth 1.5 milion armenë u vranë në ngjarjet që shënuan atë që njihet si gjenocidi i parë i shekullit të njëzetë.

Turqia mohon që vdekjet të kenë përbërë gjenocid, duke pretenduar se ato u shkaktuan nga trazirat dhe lufta civile.

Ndërkohë, në vigjiljen e ditës përkujtimore, në sheshin kryesor të Jerevanit disa qindra qytetarëve marshuan me pishtarë të ndezur dhe dogjën flamurin e Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026

Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump

Një 39-vjeçar nga Rochester, New York, është arrestuar nga autoritetet federale pasi akuzohet se kërcënoi me vrasje Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit...
21:25 | 14/07/2026

Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka paguar autores E. Jean Carroll 5.6 milionë dollarë, pasi një juri e shpalli fajtore në një gjyq civil...
21:25 | 14/07/2026