Tentoi të fuste kontrabandë sende me vlerë mbi 150 000 euro, arrestohet 23-vjeçari

2 Shtator 2023 | 14:20

Një 23-vjeçar (shtetas amerikan) që tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, veshje dhe aksesorë të ndryshëm, si dhe disa fatura  me vlerë rreth 14 300 dollarë, është arrestuar në flagrancë në aeropotin e Rinasit.

Gjatë kontrollit atij i janë sekuestruar veshjet dhe aksesorët me vlerë mbi 150 000 euro.

“Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e shërbimit cilësor për qytetarët në hyrje/dalje, është goditur 1 rast i kontrabandës së mallrave.

Në bazë të analizave të riskut, në hyrje, u kalua për kontroll shtetasi amerikan H. Z., 23 vjeç.

Gjatë kontrollit në valixhet e këtij shtetasi, janë gjetur mallra të ndryshme që ai nuk i kishte deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje dhe aksesorë të markave të ndryshme (ora dore, syze dielli, çanta etj.) dhe disa fatura  me vlerë rreth 14 300 dollarë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Z., 23 vjeç, banues në SHBA, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026