Tentoi të fuste valixhen me dollarë në Rinas, e ‘pëson’ 44-vjeçari kinez
Një 44-vjeçar kinez është proceduar penalisht nga policia kufitare e Rinasit, pasi kishte fshehur në bagazhet që kishte me vete, 28 900 dollarë, me qëllim futjen në vendin tonë, pa i deklaruar.
Policia ka sekuestruar shumën e parave, ndërkohë që materialet në ngarkim të 44-vjeçarit i kaluan prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, si rezultat i intensifikimit të punës në hyrje/dalje, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurtë të shtetasve dhe mallrave, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, kanë ushtruar kontroll në bagazhet e shtetasit kinez L. X.
Si rezultat i kontrollit në këto bagazhe, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 900 dollarë, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjit”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta