Ndahet nga jeta në moshë të re këngëtari shqiptar
Është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare këngëtari Evans Rama. Shkak për ndarjen nga jeta të këngëtarit dyshohet se janë bërë problemet e zemrës. Lajmi është bëri i ditur nga vetë familjarët përmes një postimi në rrjete sociale.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë Evans Rama. Varrimi bëhet ditën e Enjte, datë 20.04.2023 ora 14:00 në varrezat e “Sharrës”. Ceremonia mortore do të zhvillohet pranë ambienteve të “Funeral Home Alba 2000”. Tek rruga e Dibrës, pranë Medresesë”, njofton familja
Pak histori biografike kush ishte Evans Rama:
Këndonte kryesisht: Pop-rock
Evans Rama është këngëtar i njohur. Ai ka mbaruar arsimin e lartë dega administrim biznesi.
Në Prill 2005, Evans Rama merr pjesë në Top Fest 2 me këngën “Çast Dobësie (Është Vonë)”.
Në Shtator 2006, Evans Rama merr pjesë në Mikrofoni i Artë 2006 me këngën “Dashuria nuk është ëndërr”.
Në Nëntor 2006, Evans Rama merr pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën “U Ktheva”.
Në Dhjetor 2006, Evans Rama merr pjesë në Festivali i 45-të në RTSH me këngën “Nata e Fundit”.
Në Shtator 2007, Evans Rama merr pjesë në Mikrofoni i Artë 2007 me këngën “Dua të Ndryshoj”.
Në Dhjetor 2007, Evans Rama merr pjesë në Festivalin e 46-të në RTSH me këngën “Drita e Hënës”.
Në Dhjetor 2010, Evans Rama merr pjesë në Festivalin e 49-të në RTSH me këngën “Sonte”.
Në Qershor 2011, Evans Rama merr pjesë në Top Fest 8 me këngën “Ndoshta kemi për të thënë”.
Në Dhjetor 2011, Evans Rama merr pjesë në Festivali i 50-të në RTSH me këngën “Ti Nuk Mundesh”.
Në Dhjetor 2015, Evans Rama merr pjesë në Festivali i 54-të në RTSH me këngën “Flakë”.
Në Dhjetor 2017, Evans Rama merr pjesë në Festivali i 56-të në RTSH me këngën “Gjurmët”.
Më datë 30 Korrik 2020, Evans Rama publikon videoklipin “Gabimet Falen”.
LEXO GJITHASHTU:
Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione