Tentoi të kalonte 13 mijë euro të pa deklaruara në Kakavijë, procedohet 31-vjeçari

13 Tetor 2025 | 10:37

Policia e Kakavijës, këtë të hënë, ka proceduar penalisht një 31-vjeçar, pasi tentoi të  nxirrte nga Shqipëria një shumë prej 13,200 euro të pa deklaruara në konform ligjor.

Pasi u kryen kontrolle në çantën e tij, policia gjeti shuma e eurove dhe i sekustroi në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të hetimeve, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi H.J., 31 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%

Nga vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi miratimin e disa ligjeve, ndër to edhe indeksimi i pensioneve....
16:19 | 26/06/2026

Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar

Valët ekstreme të të nxehtit po e bëjnë gjithnjë e më të rrezikshme punën në shumë vende të Evropës. Për këtë arsye, Konfederata Evropiane e...
15:50 | 26/06/2026

Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore

Sistemi energjetik është përmirësuar gjatë muajit maj.  Të dhënat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit tregojnë se prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me...
15:43 | 26/06/2026