Tentoi të kontrabandonte aksesorë floriri dhe 14 ora dore, arrestohet në Rinas
Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare këtë të hënë në Rinas, pasi iu sekuestruan sende me vlerë, aksesorë floriri dhe 14 ora dore të markave të shtrenjta.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kaluan në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, bagazhet e shtetasit K. H.
Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, aksesorë floriri (varëse, byzylykë, unaza dhe vëthë) dhe 14 ora dore të markave të shtrenjta, të dyshuara si të kontrabanduara, pasi 42-vjeçari nuk dispononte faturë të blerjes së këtyre sendeve.
Ai akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
LEXONI GJITHASHTU
- Heroinë dhe kanabis, arrestohet 29-vjeçari në Korçë
- Arrestohet shqiptari me gruan në Itali, u sekuestrohen 30 mijë euro dhe heroinë
- Kultivuan kanabis në malet e Krujës, arrestohen 2 vëllezërit (EMRAT)
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë