Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë me 20 euro, nën hetim 46-vjeçari
Një 46 vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi në pikën kufitare të Kapshticës ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë me 20 euro.
Shtetasi i identifikuar si I.C akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
“Shtetasi I. C., 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit, për shkak se kishte kaluar afatin e qëndrimit të ligjshëm jashtë Shqipërisë.”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Eksperti i kthehet sipërmarrëses: A ke siguracion për skuterin?
- Eksperti: Rrugët tona nuk janë të përshtatshme për skutera, rrezik kur ka gropa
- Kryeministri grek vizitë sot në Shqipëri, zbardhet agjenda e Mitsotakis
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump