Tentoi të përdhunojë 20-vjeçaren në Greqi, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

7 Nëntor 2022 | 10:06

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Nicë të Greqisë pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një vajzë në moshën 20-vjeçare.

Mediat greke, bëjnë me dije se shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë me dije është arrestuar mëngjesin e ditës së djeshme, pak pas sulmit që i bëri të resë.

Mësohet se 40-vjeçari ka tentuar të përdhunojë 20-vjeçaren në rrugën Mystra teksa po kthehej nga një festë.

Sipas informacioneve, autori shqiptar i është afruar të resë dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza ka rezistuar dhe për pasojë i arrestuari e ka rrahur.

Pas sulmit, 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave.

Sipas të njëjtave informacione, 40-vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë teksa vuante dënimin për vepra seksuale.

Bëhet e ditur se para arrestimit, ka pasur edhe dy denoncime të tjera ndaj shqiptarit për tentativë përdhunimi.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026