Primaret në PD, kush kandidon në Durrës?
Në Durrës është shtyrë afati për dorëzimin e kandidaturave për primaret në PD.
Gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi, ka bërë me dije se afati është shtyrë për shkak se kandidatit potencial Igli Cara ka pasur një fatkeqësi familjare.
Më tej gazetarja tha se një kandidat tjetër i mundshëm është Arlind Boshku, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se ka marrë propozimin nga anëtarët e PD që të kandidojë në primare.
Ndërkohë ditën e nesërme mbaron afati për dorëzimin e kandidaturave në Durrës dhe ende nuk ka asnjë emër zyrtar për kandidat.
Deri më 13 nëntor, është koha që i jepet në dispozicion, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të filtruar të gjithë kandidaturat.
3 dhjetori është koha e parashikuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, si koha e fushatës, ndërsa më 4 dhjetor, demokratët dhe simpatizantët e PD-së mund të votojnë për kandidatët.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë