Luçiano Boçi kandidat i mundshëm në primaret e PD-së në Elbasan
6 nëntori ishte data e fundit për të mbledhur propozimet për kandidatët që do t’i nënshtrohen primareve në Tiranë, Elbasan e Durrës.
Deri më tani, zyrtarisht nuk ka të konfirmuar ndonjë kandidaturë në Elbasan, por flitet shumë se deputeti Luçiano Boçi mund të bëhet pjesë e primareve.
Gazetari i Euronews Albania, Renato Tafani pati një komunikim me Luçiano Boçin, teksa kandidatura e tij ende nuk është zyrtatizuar.
Është përfolur për dy kandidatura, Aurel Bylykbashi dhe Bledi Himçi, por ditët e fundit ka dalë edhe emri i Luçiano Boçit.
Ndërsa, procesi për marrjen e propozimeve dhe vetëkandidimeve për primaret e Partisë Demokratike në degën Durrës, do të shtyhet deri më 8 nëntor.
Lajmi është bërë e ditur nga Zyra e Shtypit dhe Komunikimit e kësaj force politike, përmes një njoftimi.
Deri më 13 nëntor, është koha që i jepet në dispozicion, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të filtruar të gjithë kandidaturat.
3 dhjetori është koha e parashikuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, si koha e fushatës, ndërsa më 4 dhjetor, demokratët dhe simpatizantët e PD-së mund të votojnë për kandidatët.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë