Primaret e PD, shtyhet deri më 8 nëntor afati për Durrësin
Procesi për marrjen e propozimeve dhe vetëkandidimeve për primaret e Partisë Demokratike në degën Durrës, do të shtyhet deri më 8 nëntor.
Lajmi është bërë e ditur nga Zyra e Shtypit dhe Komunikimit e kësaj force politike, përmes një njoftimi.
Ndërkohë, për degët Tiranë dhe Elbasan, procesi përfundon mbrëmjen e sotme në orën 20:00.
“Interesi për Primaret është shumë i madh. Sot, datë 6 nëntor 2022, ora 20.00 mbyllet procesi i marrjes së propozimeve dhe vetëkandidimeve për degët Tiranë dhe Elbasan. Për degën Durrës, KOKOE ka vendosur që ky proces të shtyhet deri në datë 8 nëntor 2022, ora 20.00′, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike.
Për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara shihet kandidati më potecial që do garojë në primare.
Gara për Tiranën pritet të jetë edhe më e luftuara, ku deri më tani 4 kandidatë janë regjistruar për të marrë pjesë në primaret e 4 dhjetorit.
Belind Këlliçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Adriana Kalaja do të garojnë mes tyre, për të qenë kandidati i PD-së përballë Erion Veliajt.
Për Bashkinë e Elbasanit, pritet të kandidojnë Aurel Bylykbashi, Bledi Himçi.
Deri më 13 nëntor, është koha që i jepet në dispozicion, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të filtruar të gjithë kandidaturat.
3 dhjetori është koha e parashikuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, si koha e fushatës, ndërsa më 4 dhjetor, demokratët dhe simpatizantët e PD-së mund të votojnë për kandidatët.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë