Tentoi të rrëmbente një 17-vjeçare, arrestohet emigranti i paligjshëm në Angli

15 Tetor 2025 | 22:30

Një emigrant i paligjshëm u përpoq të rrëmbente një nxënëse shkolle nga një rrugë në Swindon të Anglisë, përpara se kalimtarët të ndërhynin dhe ta ndalonin. 27-vjeçari, Abdulmawal Ibrahim nga Sudani sulmoi 17-vjeçaren ndërsa ajo po kthehej nga puna.

Kamerat e sigurisë kapën 27-vjeçarin duke iu afruar adoleshentes në rrugë dhe duke e zvarritur atë. Qytetarët që prisnin në një stacion autobusi e panë sulmin dhe nxituan të ndërhynin, duke parandaluar rrëmbimin.

Pasi iku me vrap, ai u përpoq të ndiqte një grua tjetër, por ajo arriti të arratisej. Një grua e tretë që kishte parë përpjekjen për rrëmbim e ndoqi, por kalimtarët e ndaluan përsëri. 27-vjeçari përfundimisht iku me vrap, ndërsa qytetarët e ndoqën dhe e filmuan.

Nëna e nxënëses e raportoi incidentin në polici dhe 27-vjeçari u arrestua. Ai fillimisht refuzoi të bashkëpunonte me policinë, por më vonë rrëfeu se kishte tentuar të rrëmbente 17-vjeçaren

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026