Tentoi të vriste 20-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Dibër
Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Dibrës pasi tentoi të vriste me armë zjari një person, pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë të cilët ndihmuan 33-vjeçarin të largohej nga vendi i ngjarjes.
Respektivisht, shtetasit K. A., 28 vjeç, I. B., 23 vjeç dhe Xh. K., 20 vjeç, të tre banues në Peshkopi, akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Ndërkohë që 30-vjeçari A.M., u arrestua nga policia pasi akuzohet për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. A., pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S. A., 20 vjeç, banues në Peshkopi.
Pas ngjarjes, shtetasi A. M. (tashmë i arrestuar), së bashku me shtetasit K. A., I. B. dhe Xh. K. (të shpallur në kërkim), kanë ndihmuar shtetasin A. A. që të largohej nga vendi i ngjarjes, duke e marrë në automjetin e tyre.
Policia bën me dije se po vijon puna për arrestimin e autorit dhe tre personave të tjerë të shpallur në kërkim.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta