Qarkulloi 250 milionë euro para të pista, kush është shqiptari i arrestuar në Greqi

8 Qershor 2023 | 10:47

Detaje të reja janë zbuluar nga megaoperacioni i Europol në Greqi, ku u godit një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Në pranga përfundoi dhe 52-vjeçari shqiptar nga qyteti i Sarandës, Thanas Bako alias Athanasios Bako, i cili fillimisht u raportua si koka e kartelit të drogës.

Bako dyshohet se përmes një kompanie për shitjen e pasurive të paluajtshme, pastronte paratë e siguruara nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të kokainës në Holand dhe Belgjikë.

52-vjeçari ra në rrjetën e hetuesve pas një hetimi të nisur 6 muaj më parë nga autoritetet holandeze.

Pasi hetuesit thyen aplikacionin e komunikimit të trafikantëve, zbuluan dhe një personazh të rregjistruar me 3 gërma, i cili ndodhej në Greqi.

Hulumtimet zbuluan se ai ishte shtetasi shqiptar Thanas Bako, pronar i një kompanie të pasurive të paluajtshme.

Bako sipas holandezëve përdorte një metodë alternative të transferimit të parave, duke përdorur një “korrier” cashi për të mbledhur dhe dorëzuar paratë, i cili informonte mbi transfertat e kryera.

Pas kopmunikimeve me jomologët grek u zblua se Bako ishte banues në Glifadha, në Greqi. Nga aplikacionet Encrochat, Sky ECC dhe Anom, u zbulua veprimtaria e Bakos në periudhën Qershor 2020 – Maj 2021, ku përllogaritet të jenë qarkulluar rreth 250 milionë euro para të pista.

Kompania e Real Estate në pronësi të 52-vjeçarit ka në pronësi të paktën 13 apartamente në zonën e Dafnit dhe Ilioupolit.

Gjatë ontrollit në banesën e shqiptarit u gjetën 16 mijë euro dhe 2 ora luksoze me vlerë 100 mijë euro. Gjithashtu atij iu sekuestrua dhe llogaria bankare në të cilën kishte 70 mijë euro.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026