Tentoi t’u vjedhë me dhunë sendet personale 3 italianeve, arrestohet i riu në Durrës

29 Prill 2025 | 10:06

Policia e Durrësit ka arrestuar 18-vjeçarin Dorjan Abazi pasi dyshohet se ka tentuar tu vjedhë me dhunë sendet personale, 3 shtetaseve italiane.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në lagjen nr.13, në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 27.04.2025, në lagjen nr. 13, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale, dhe më datë 28.04.2025, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale.

Gjatë kontrollit në banesën e 18-vjeçarit Dorjan Abazi, u gjetën dhe u sekuestruan nën cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak dhe disa sende të dyshuara të vjedhura.

I riu akuzohet për për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”

Në lidhje me hetimet e kryera, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi E. D., 36 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Provat”.

Tentoi të vidhte me dhunë 3 shtetase të huaja, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari D. A., banues në Durrës.

Zbardhen dhe dokumentohen dhe 2 vjedhje të tjera të kryera me dhunë nga ky shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura më parë, kanë organizuar punën për zbardhjen e disa vjedhjeve të kryera me dhunë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasi:

Ky shtetas dyshohet se në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13, Durrës, ka tentuar t’iu vjedhë me dhunë sendet personale, 3 shtetaseve italiane,.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 27.04.2025, në lagjen nr. 13, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale, dhe më datë 28.04.2025, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. A., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni luftarak dhe disa sende të dyshuara të vjedhura.

Në lidhje me hetimet e kryera, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi E. D., 36 vjeç, banues në Durrës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq

nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq Ka nisur ndërhyrja për luftimin e rrënjëngrënësit të misrit i njohur si ‘Diabrotica...
11:18 | 18/07/2026

Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që...
11:05 | 18/07/2026

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026