Tentuan të korruptojnë policinë rrugore, procedohen penalisht 3 persona në Durrës

12 Dhjetor 2024 | 13:26

Tre persona janë proceduar penalisht pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore në Durrës.

Gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit, Policia Rrugore ndaloi automjetet e drejtuara nga shtetasit me iniciale D.S., 47 vjeç, A.L., 31 vjeç, dhe E.Xh., 59 vjeç, të cilët nuk kishin vendosur rripin e sigurisë.

Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, ata tentuan t’u ofronin para punonjësve të policisë.

Materialet u referuan në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj tre personave për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026