Tepelenë: Stuhia rrëzon pemët në Ujin e Ftohtë, vështirësohet qarkullimi
30 Gusht 2025 |
17:50
Një stuhi e fortë shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu ka përfshirë qarkun Gjirokastër pasditen e sotme, duke shkaktuar dëme dhe bllokime në disa zona. Në pikën turistike të Ujit të Ftohtë, Tepelenë, një pemë rrap është rrëzuar nga era e fortë, duke dëmtuar dy makina që ishin parkuar nën degët e saj.
Përveç dëmtimit të mjeteve, reshjet e shiut kanë përmbytur disa segmente rrugore, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Kjo ka shkaktuar vonesa dhe ka bërë që autoritetet të ndërhyjnë për të pastruar rrugët dhe rikthyer normalitetin në qarkullim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Stuhia bllokon aksin Fier–Cakran, rrëzohen pemët e dëmtuara nga zjarret
- Stuhia lë pa energji elektrike disa zona në Durrës, shkak dëmtimi i linjës kryesore
Lajme të Sugjeruara
Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
Kina planifikon të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me 53% gjatë pesë viteve të ardhshme, sipas një plani për energjinë e rinovueshme...
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë