Stuhia bllokon aksin Fier–Cakran, rrëzohen pemët e dëmtuara nga zjarret

30 Gusht 2025 | 16:59

Një stuhi e papritur që shpërtheu rreth orës 13:30 ditën e sotme ka shkaktuar një bllokim të përkohshëm të aksit të vjetër rrugor Fier–Cakran.

Shkak për këtë ka qenë rrëzimi i disa pemëve pishe, të cilat ishin djegur nga zjarret e mëparshme dhe nuk i kishin rezistuar erës së fortë. Pemët janë rrezuar mbi rrugë, duke paralizuar për disa minuta lëvizjen e automjeteve.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë hequr pemët, duke rikthyer normalitetin në qarkullim. Megjithatë, rreziku mbetet ende i pranishëm, pasi përgjatë këtij aksi rrugor ndodhen ende dhjetëra pemë të dëmtuara, të cilat mund të bien në çdo moment, duke rrezikuar sërish sigurinë e kalimtarëve dhe të automjeteve.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë kalimit në këtë aks, pasi kushtet e motit dhe struktura e pemëve të dëmtuara mund të krijojnë rrezikshmëri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026