Terapia për fëmijët me sindromën Down me kosto të papërballueshme

21 Mars 2022 | 18:31

Fëmijët me sindromën Down hasen çdo ditë me vështirësi ekonomike. Kostot për të kryer terapi janë më të larta sesa asistenca që marrin nga shteti

Uenkli është 7 vjeç. Ai nuk mund të flasë, por buzëqeshja e tij tregon shumë.

Atij i duhet të bëjë terapi thuajse çdo ditë, për të arritur rezultate.

“Unekli vështirësitë i ka akoma dhe më të thekusara tek lapsi dhe tek e folura. Me anë të të terapitve vazhdon mirë, por kemi mungesa. Është pak dembel e ushqej, e coj në banjo nuk tregon akoma. Punë përkushtim do, por dashuria që të fal e harron. Buzëqeshja ka këtë mimikën që shtregon duart”, tha Eriola Muzhaqi, nëna e Uneklit.

Uneki shkon në kopsht. Ai nuk ka mësuese mbështetëse, që ta ndihmojë atë.

Një fëmijë me sindromën Down merr një përkrahje financiare nga shteti deri më shumën e 10 mijë lekëve të reja. Shumë që nuk mbulon as kostot për terapi

“Mesatarisht një orë terapi është 15 mijë lek të vjetra, dhe sigurisht për një familje është barrë e madhe. fëmijë me sindromën Down varion 3 -6 orë në javë. Për të kryer rregullisht terapitë, një fëmije me sindromën Down i duhen 36 mijë lekë  në muaj”, u shpreh Flavia Shehu, drejtuese e qendrës Pro Pak.

Aktualisht në Shqipëri janë 643 persona të diagnostikuar sindromën Down. ndërsa qendra ku këta të rinj marrin terapi ka në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026