Tërheqja e pijeve Coca-Cola në BE, eksperti shpjegon rrezikun e klorateve

29 Janar 2025 | 18:40

Eksperti ushqimor Dritan Topi ka komentuar në Euronews Albania rreth lajmit që ka shpërndarë Njësia Evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola, ku njoftohet për një tërheqje masive të produkteve të saj pas zbulimit të niveleve të larta të kloratit që mund të paraqesin rreziqe shëndetësore për konsumatorët.

Sipas ekspertit Topi, kloratet janë substanca kimike që formohen gjatë trajtimit të ujit me disinfektantë, si klori.

Ai shpjegoi se uji, i cili është përbërësi kryesor i pijeve joalkoolike si Coca-Cola, mund të përmbajë klorate për shkak të reaksioneve kimike që ndodhin gjatë trajtimit të ujit me klor.

Ky trajtim është i nevojshëm për të siguruar që uji të jetë i pastër për konsum, por në disa raste mund të krijohen nivele të larta të kloratit, që janë të dëmshme për shëndetin.

“Coca-Cola është një pije që konsumohet shumë nga gjenerata e re, dhe sidomos nga fëmijët, ndikimi në shëndet mund të jetë më i theksuar për këtë grupmoshë. Uji përdoret për përgatitjen e këtyre pijeve vjen nga burime sipërfaqësore ose nëntokësore, dhe gjatë trajtimit me klor, mund të formohen klorate, të cilat janë substanca të rrezikshme për shëndetin,” tha Topi.

Ai shtoi gjithashtu se ekspozimi ndaj niveleve të larta të kloratit, veçanërisht në rastet e konsumit të pijeve me përmbajtje të lartë të tij, është i dëmshëm për fëmijët dhe sipas tij kloratet janë të lidhura me zvogëlimin e nivelit të jodit në trup, një element kyç për zhvillimin e duhur të fëmijëve.

“Ekspozimi kronik ndaj këtyre niveleve mund të shkaktojë probleme shëndetësore serioze, pasi jodi është shumë i rëndësishëm për mirëqenien e fëmijëve,” theksoi eksperti.

Topi gjithashtu përmendi se Bashkimi Europian ka përcaktuar nivelet maksimale të lejuara të kloratit në produktet ushqimore dhe pije, të cilat duhet të respektohen nga të gjitha shtetet, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

“Legjislacioni ynë për ushqimin duhet të jetë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian për të siguruar shëndetin e konsumatorëve,” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026