A ka në Shqipëri Coca-Cola me nivel klorati? Eksperti: Duhet të nisin kontrollet…

29 Janar 2025 | 18:43

Coca-Cola ka tërhequr pijet e saj në disa vende anembanë Evropës, pasi ka zbuluar “nivele më të larta” të kloratit kimik. Por a është mundësia që edhe në Shqipëri të ketë coca-cola me përmbajtje klorati?

Lidhur me këtë çështje ka folur në emisionin “People” eksperti i Sigurisë Ushqimore, Kapllan Sulaj i cili tha se edhe pse nuk ka raste të verifikuara, duhet të bëhet një kontroll në vendin tonë pasi mundësia të kemi dhe ne një produkt të tillë me përmbajtje të kloratit, ekziston.

“Mendoj që duhet të fillojë menjëherë investigimi dhe kontrolli i coca-colës në Shqipëri, pasi një fenomen i tillë mund të jetë edhe pse nuk është verifikuar asgjë. Përderisa ekziston një mundësi kontaminimi në Bashkimin Evropian, edhe në Shqipëri është e mundur.

Duhen bërë kontrolle në hyrjen doganore nëse ka coca-cola që futen në Shqipëri, të cilat mund të jenë të gatshme për konsum ose sasi coca-cole që ambalazhohet në Shqipëri”, tha eksperti.

Ndërkaq, ai shton se për këtë çështje duhet ndërhyrje nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që të kryhen kontrollet, kryesisht në magazina.

“Ligji e lejon diçka të tilla dhe përderisa e lejon, edhe mund të kemi raste të tilla. Theksoj se duhet të vihet në lëvizje Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kryesisht në magazinat e mëdha me shumicë. Të shikojnë nëse ka importe të coca-colës nga vendet që është lançuar prezenca e klorit në këtë produkt, siç është Belgjika, Holanda, Luksemburgu. Duke vijuar me një hap tjetër, duhet parë tregu shqiptar nëse ky produkt është shpërndarë dhe të kontrollet produkti vendas”, shtoi Sulaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C

“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë...
19:06 | 28/07/2026

Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri

Për herë të parë, shkencëtarët kanë sjellë prova se përbërja gjenetike e një personi ndikon në mënyrën se si zhvillohet kanceri. Zbulimi ndihmon në shpjegimin...
18:50 | 28/07/2026

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni

Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në...
18:04 | 28/07/2026