Tërheqja trupave ruse nga Ukraina nuk është bindëse, sipas NATO-s
Ministrat e vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën të mërkurën në Bruksel në një kohë kur aleanca ushtarake akuzon Rusinë se po dërgon më shumë trupa përreth Ukrainës, pavarësisht se Moska ka deklaruar se po tërheq forcat e saj dhe se është e hapur për diplomaci.
Në fjalën e tij në përfundim të punimeve, sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg deklaroi se tërheqja e pretenduar nga Kremlini nuk është bindëse dhe se nuk sheh një çtensionim të situatës.
“Nuk kemi parë ndonjë shenjë të çtensionimit në terren. As tërheqje të trupave dhe pajisjeve ushtarake. Kjo mund të ndryshojë, por megjithatë ajo që shohim sot është se Rusia ka një forcë pushtuese masive gati për sulm, me kapacitete të shtuara nga Bjellorusia”, tha Jens Stoltenberg.
Stoltenberg akuzoi Moskën se synon që përmes forcës të kontestojë parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar siguria evropiane dhe kjo sipas tij është një “normalitet i ri” me të cilin Evropa duhet të jetojë.
Ndërkohë, komandantëve të NATO-s u është urdhëruar të gjejnë mënyra se si të vendosin grupe të reja ushtarake në lindje të Evropës.
Bëhet fjalë për grupe që janë në gatishmëri ushtarake, të përbëra nga forcat e vendeve të ndryshme anëtare, që punojnë së bashku.
Për NATO-n, kjo është përgjigja më e mirë ndaj pushtimit të Krimesë nga Rusia dhe angazhimit më të madh ushtarak të saj që prej kohës së Luftës së Ftohtë.
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës