Tërhiqen forcat ruse, Ukraina merr qytetet kryesore në lindje

11 Shtator 2022 | 08:26

Forcat ruse janë tërhequr nga qytetet kyçe lindore të Ukrainës, pas një kundërofensive të suksesshme të ushtrisë ukrainase.

Zyrtarët ukrainas thanë se trupat e tyre hynë në Kupiansk, një qendër jetike e furnizimit për forcat ruse, shkruan BBC.

Ministria ruse e mbrojtjes tha më pas se trupat e saj janë tërhequr nga qyteti i Izyum për t’i lejuar ata “të rigrupohen”.

Gjithashtu, ministria konfirmoi tërheqjen e trupave nga një tjetër qytet kyç, Balaklyia, në mënyrë që të “forcojë përpjekjet” në frontin e Donetsk.

Përparimet e Ukrainës, janë më të rëndësishmet që kur Rusia u tërhoq nga zonat përreth Kievit në muajin prill.

Në fjalimin e tij mbrëmjen e së shtunës, presidenti Volodimyr Zelenski pretendoi se Ukraina kishte çliruar tani 2,000 km katrorë nga pushtuesit rusë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026