Tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec, në pranga edhe 2 persona të tjerë (EMRAT)

3 Qershor 2026 | 11:06

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë lidhur me dhunën ndaj një protestuesi disa ditë më parë në Portonovë, Zvërnec.

Në pranga u vunë shtetasit Artur Grami, 35 vjeç dhe Gazmend Vathi, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Vlorës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

“Të dy akuzohen se në bashkëpunim me shtetasin Geraldo Biba (të arrestuar), kanë tërhequr me forcë, drejt vendit të rezervuar për rojet, pjesëmarrësin në tubim, shtetasin E. S., të cilit i kanë shkaktuar dëmtime trupore.

Më tej, nga verifikimet rezultoi se shtetasit e ndaluar, Artur Gram dhe Gazmend Vathi, nuk figurojnë të regjistruar apo të licencuar nga asnjë subjekt për shërbim privat të sigurisë fizike”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Shkodër, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Sipas informacioneve paraprake, krimi...
14:02 | 09/07/2026

Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se strukturat e Policisë po hetojnë një aktivitet të dyshuar të koordinuar në hapësirën kibernetike,...
13:58 | 09/07/2026

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, raportohet një i vrarë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen Dracin në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person ka mbetur i vrarë. Po ashtu,...
13:36 | 09/07/2026