Tërmeti në Filipine, shkon në 46 numri i viktimave. Vijojnë kërkimet për të zhdukurit

10 Qershor 2026 | 08:42

Dita-ditës, shkalla e shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter i cili ra disa ditë më parë në Filipine po zbulohet gjithnjë e më shumë, me numrin zyrtar të autoriteteve që tani është 46 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për persona të zhdukur në rrënojat e ndërtesave të shembura dhe lista e viktimave pritet të rritet më tej në orët dhe ditët në vijim.

Tërmeti, i cili ndodhi në det pranë brigjeve të ishullit Mindanao, rezultoi në shembjen e ndërtesave dhe rrëshqitje të dheut në shumë zona.

Agjencia filipinase e fatkeqësive tha se 45 persona kishin vdekur dhe shtoi se ende po kërkonte 17 persona që kanë mbetur të zhdukur.

Megjithatë, numërimi i saj nuk merr parasysh trupat e numëruar nga mbrojtja civile. Sipas kësaj të fundit, Joey Deluvio, 39 vjeç, u gjet i vdekur në rrënoja.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pavarësisht rrezikut që paraqesin lëkundjet pasuese.

Qindra lëkundje pasuese të forta janë regjistruar që nga ajo kryesore e pardjeshme në mëngjes.

Filipinet përjetojnë qindra tërmete çdo vit dhe ndodhen në pjesë tektonikisht komplekse të “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit, një zonë sizmike aktive që shtrihet nga Amerika e Jugut në Lindjen e Largët Ruse.

Shkollat, të cilat sapo ishin rihapur të hënën pas një pushimi të gjatë, mbetën të mbyllura ndërsa autoritetet kontrolluan gjendjen e ndërtesave shkollore, mijëra prej të cilave pësuan dëme të vogla deri të rënda, tha Alejandro për stacionin radiofonik DZBB.

Shumica e vdekjeve të tjera ndodhën në provincën Davao Occidental, shumica e tyre për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe shembjeve të ndërtesave, sipas deklaratave të bëra nga Rafaelito Alejandro, një zyrtar i mbrojtjes civile, në një stacion radioje lokal.

Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) regjistroi 23 lëkundje të forta pasuese, ku më e forta ishte 6.7 ballë në shkallën Rihter, duke detyruar disa banorë të kalonin natën në strehimore dhe tenda.

Në General Santos dhe Sarangani, pacientët u trajtuan në tenda të improvizuara ndërsa zyrtarët punonin për të siguruar sigurinë e spitaleve, tha Sekretari i Shëndetësisë Teodoro Erbosa për DZBB, duke shtuar se rivendosja e energjisë elektrike ishte kritike pasi ndërprerjet e energjisë kufizonin aksesin në trajtime të ndjeshme dhe të sofistikuara të nevojshme nga pacientët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit deklaroi të premten se Forca e tij Hapësinore ka goditur një bazë ushtarake amerikane në Kuvajt, në...
08:39 | 17/07/2026

Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale

Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi të premten se Kina synon të udhëheqë krijimin e një rendi të ri global për inteligjencën artificiale (IA), duke promovuar...
08:34 | 17/07/2026

Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik

Irani njoftoi se ka nisur një valë të re sulmesh ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik, pas natës së gjashtë radhazi të operacioneve ushtarake amerikane...
08:28 | 17/07/2026